MENU
klinika

Vepra e regjizorit italian

“Vizita”, premirë botërore në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës

26.10.2023 - 14:16

Teatri “Migjeni” i qytetit të Shkodrës është duke u përgatitur për të vënë në skenë, në premierë botërore, veprën e regjisorit italian Davide Iodice,

Drama “Vizita” do të shfaqet fillimisht në Shkodër, për të vijuar në muajin nëntor edhe në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”, në Tiranë.

“Një ndër regjisorët më të suksesshëm në teatrin kontemporan Davide Iodice, i bashkohet teatrit tonë nën suportin e Institutit Italian të Kulturës në bashkëpunim me teatrin e Sardegna-s për projektin më të ri”, shkruhet ne faqen online te “Migjenit”.

“Vizita” me tekst nga Fabio Pisano është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme”. “Vizita” do të jetë në skenën e teatrit “Migjeni” në datat 27, 28 dhe 29 tetor në mbrëmje, për të vijuar dhe në datat 1 dhe 2 nëntor në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”. Drama do të interpretohet nga Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Julinda Emiri, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Aleksandër Prenga dhe Vladimir Doda.
“Vizita e mrekullueshme” HG Wells u botua në 1895. HG Wells ishte një shkrimtar shumë produktiv. Ai ka shkruar më shumë se 100 libra gjatë karrierës së tij 60 vjeçare. Veprat e tij të fiction përfshijnë shumë zhanre, si fantashkencë, fantazi, satirë dhe tragjedi.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse