MENU
klinika

"Të përkrahet Kosova"

Vrasja e efektivit në veri, kryeministri kroat “shuplakë” BE: Dënojmë me forcë forcat e strukturuara serbe

02.10.2023 - 17:45

Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë këtë të hënë ka organizuar një takim diplomatik me kreun e qeverisë, Edi Rama ku në fokus të bisedimeve janë diskutuar çështjetet e Shqipërisë dhe rajonit.

Kryeministri i Kroacisë ka dënuar vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës nga terroristët serbë. Plenkoviç e ka cilësuar vrasjen e efektivit nga grupet e armatosura serbe si një incident mjaft të rëndë dhe se duhet që BE të përkrahë institucionete Kosovës. Deklaratën Plenkoviç e bëri gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama në Zagreb.

‘Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara. Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij kontekstit.

Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojnë incidente të tilla. Kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për paqe. Ajo çfarë i jeni referura ju një numër i caktuar vendesh bëhet fjalë përmasa të cilat KE mund ti ndërmarrë për Serbinë, siç janë marrë masa ndaj Kosovës.’- tha Plenkoviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dekarata e deputetes gjermane në PE

“Kosovarëve duhet t’iu hiqen vizat”

Negociatat vinë bashkë me projektin ekonomik

“Do t’i përshpejtojmë proceset integruese për Ballkanin”