MENU
klinika

Tensionet në Veri

Vuçiç takon admiralin e NATO-s: KFOR të mbajë pozicion neutral

11.10.2023 - 11:53

– Presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart Musch.

Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç shkruan se në takim është folur për situatën aktuale në Veri të Kosovës dhe luftën në Lindjen e Mesme. Ai thotë se pret që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral për tensionet me Kosovën dhe punojë për parandalimin e çdo tentative për ndërprerjen e sigurisë në rajon.

“Bisedë e mirë dhe e hapur me AdmiralMusch. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale të sigurisë në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme. Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës edhe ashtu të vështirë të komunitetit serb në Kosovë dhe Metohi dhe ritheksova se Serbia mbështet angazhimin e KFOR-it në zbatimin e rreptë, të plotë dhe të paanshëm të mandatit të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. si dhe që presim që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit dhe të veprojë në mënyrë proaktive për të parandaluar çdo ndërprerje të situatës së sigurisë në terren”, ka shkruar Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sulmi terrorist ka rritur rrezikun për luftë të re”

Kurti për “Sky News”: Ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë

Zbardhet paketa me sanksionet

Çfarë ndëshkimesh e presin Beogradin?


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!