MENU
klinika

Pas rrëzimit të komisioneve hetimore

Zbardhen diskutimet nga takimi i Bardhit dhe Berishës me deputetët: Do nisim qëndresën

17.10.2023 - 17:26

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha po zhvillojnë një tjetër mbledhje me deputetët mbështetës. Kjo mbledhje e deputetëve vjen pas rrëzimit të komisioneve hetimore, si edhe përjashtimit të 8 deputetëve nga Komisioni i Etikës, pasi nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare.

Janë zbardhur diskutimet brenda në mbledhje. Bardhi u ka thënë deputetëve se të gjithë do duhet të kenë një qëndrim për çdo çështje në përballje me qeverinë, ndërsa sipas tij PS ka bllokuar çdo hapësirë institucionale.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se duhet të fillojnë qëndresën dhe se nuk do të bojkotojnë Kuvendin, por duhet të bëjnë çdo gjë për të krijuar hapësirën e tyre në parlament. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili shprehet se duhet të rrinë në Kuvend e të përplasen.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin”, tha Bardhi në mbledhje.

“Duhet të fillojmë qëndresën tonë si parlamentarë. Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”, u Berisha gjatë mbledhje.

“Ne kërkojmë hapësirën tonë në Kuvend e këtë nuk e fitojmë duke u larguar. Ne duhet të qëndrojmë aty e të përplasemi. Betejën do duhet ta bëjmë të fortë në seancë dhe në komisione”, tha Bylykbashi.