MENU
klinika

Nga marrëveshja me Serbinë te ekstradimi i Radoiçiç

Zbardhet takimi mes Albin Kurtit dhe presidentes Von der Leyen

30.10.2023 - 22:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot në Prishtinë, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen teksa kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen e Kosovës më Serbinë.

Sipas njoftimit të bërë publik nga zyra e kryeministrit kosovar, Kurti e ka njoftuar Ursula von der Leyen edhe për qëndrimin e Kosovës rreth Marrëveshjes Bazike me Serbinë, saktësisht nenin 7, ku flitet për vetë-menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Duke i uruar mirëseardhje në ndërtesën e Qeverisë dhe kryeqytetin e Republikës, kryeministri Kurti falënderoi Presidenten e Komisionit Evropian, von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës, teksa e njoftoi atë me rezultatet e deritanishme të qeverisjes, zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE-së dhe ShBA-së për zbatimin e nenit 7, ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Në takim është diskutuar edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri, ndërsa mësohet se Kurti ka kërkuar ekstradimin e terroristit serb Milan Radoiçië në Kosovë.

”Ai e njoftoi edhe për projektet e ndryshme infrastrukturore, përfshirë ato të cilat tashmë kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, por edhe projekte tjera të cilat mund të përfitojnë nga mbështetja, sikurse është ai i hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Në lidhje me sulmin terrorist, paramilitar dhe kriminal të 24 shtatorit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Radoiçiç në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim fer dhe të drejtë për veprat e tij, dhe në të njëjtën kohë domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që sulme të tilla mos përsëriten.

Në takim u fol edhe për Planin për Zhvillim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfitimet e mundshme nga ai, si dhe për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përparësitë e tij për rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor. Ky ishte takimi i gjashtë ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, përmbyllet komunikata e zyrës së kryeministrit.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat