MENU
klinika

"I bëjmë thirrje të përmbahet..."

“Zgjidhja e vetme, Serbia e Madhe!”/ Mali i Zi i përgjigjet Milorad Dodik

29.10.2023 - 20:12

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka reaguar ndaj deklaratës të presidentit të etnitetit të Bosnje e Hercegovina, Milorad Dodik, duke i kërkuar që të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste.

Dodik tha një ditë më parë se serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet, i cili sipas tij duhet të përfshijë edhe Kosovën dhe Malin e Zi.

Ministria e Jashtme, i ka rikujtuar liderit të Republikës Srpska, se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe anëtar i NATO-s, dhe i fokusuar në të ardhmen evropiane, dhe jo, siç thonë ata, në idetë retrograde, të cilat jetojnë falë retorikës nacionaliste dhe aspiratave të politikanë të caktuar nga rajoni.

“Nuk është hera e parë që Mali i Zi bëhet objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon dhe/ose me qëllim të cenimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivën evropiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj i bëjmë thirrje zotit Dodik që të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi shtetërore, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në reagim.

Dodik, në një intervistë për Sputnik tha se “Serbia e Madhe” duhet të formohet përmes mjeteve demokratike, masave politike dhe jo përmes luftës.

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të ngecen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm. Nga Serbia, Republika Srpska, nëse është një vendim kaq demokratik, dhe Mali i Zi”, tha ai.

I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në mbrojtjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështjeje.

“Më duhet të them se Vuçiç e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve të Kosovës dhe Metohisë nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Mendoj se duhet të mbajmë një zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme afatgjatë dhe kjo nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës”, tha Dodik.

Lideri serb e konsideroi bashkimin e Republikës Srpska, Kosovës dhe Malit të zi në një shtet, si zgjidhjen e vetme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruan media e njohur bavareze?

“Faktor jostabiliteti është Serbia, Merkel gaboi”


“S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës sime“

Ilir Meta në gjyq: Shumica e pronave dhe e llogarive bankare ishin të Monika Kryemadhit

“Kur morëm qeverisjen na dukej ëndërr ta ulnim borxhin sa është sot“

Gjiknuri: Të rrisim pensionet qoftë edhe duke rritur pak borxhin publik!