Zjarri në Pishë Poro – Darëzezë vijon ende, prej 8 ditësh tashmë.
Avionët grek “Canadair”, që në orën 07:30 të mëngjesit kanë mbërritur në zonë për të bërë rikonicionin e zonës dhe për të rifilluar ndërhyrjen nga ajri në vatrën e zjarrit në masivin pyjor.
Krahas operimit nga ajri vijon puna për shuarjen e vatrave brenda zonës së djegur nga efektivët zjarrfikës dhe FA të repartit të Poshnjes.
Dy avionët kanë bërë hedhjen e parë të ujit për sot, në vatrën e zjarrit në Darëzezë.
Po punohet për fikjen e plotë të vatrave të vëna nën kontroll.
Vatra e zjarrit është cilësuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si zjarri më problematik dhe më kaotik me të cilën jemi përballur deri më sot. Peleshi ka falenderuar Greqinë për ndihmën që dha me dërgimin e dy avionëve Canadair.