MENU
klinika

Burgosja e Belerit

Zv.ministri i Jashtëm grek: Të zgjidhet sa më shpejt dhe sipas standardeve të BE-së

28.10.2023 - 11:04

Zëvendësministri i Jashtëm Grek, Giorgos Kotsiras ka folur për burgosjen e Fredi Belerit nga autoritetet shqiptare. Nga Këlcyra, Kotsiras ka deklaruar se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare. Po ashtu ai ka theksuar se kjo çështje duhet që të zgjidhet sipas standardeve të BE-së.

“Uroj që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt dhe sipas standardeve të BE. Beleri të betohet dhe të marrë detyrën. Qeveria duhet të zbatojë Kushtetutën”, tha zëvendësministri i Jashtëm grek.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave për blerje të votave. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë që ende nuk ka mundur që të betohet, pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga burgu.