MENU
klinika

"The Eras Tour" theu rekord

Zyrtarisht Taylor Swift është miliardere dhe vetëm falë muzikës!

28.10.2023 - 08:54

“The Eras Tour” nuk ka thyer vetëm rekordet e fitimeve për një artiste femër, apo atyre të kinemave, për filmin e koncerteve, por ka bërë që zyrtarisht Taylor Swift të bëhet edhe milardere. Statusi i ri i këngëtarjes vjen pasi pasuria e saj tanimë vlerësohet të jetë mbi 1 miliardë dollarë, më saktësisht 1.1 miliardë dollarë, teksa lajmi konfirmohet nga “Blommerang”.

Taylor bëhet kështu një ndër të pakëtat artiste që e ka arritur këtë status, vetëm në bazë të performancave dhe muzikës së saj, pa pasur kompani apo biznese në emrin e saj.  Vetëm katalogu i këngëtares vlerësohet rreth 400 milion dollarë, 370 milionë dollarë të tjera janë të lidhura me shitjet e biletave të koncerteve (përfshirë edhe këtë të fundit) dhe mallrat (që vijnë së bashku me albumet dhe koncertet), ndërsa fitimet e Spotify dhe YouTube llogariten në 120 milionë dollarë. Pesë shtëpitë e saj ndërkohë vlerësohen rreth 110 milionë dollarë.

Përveç fitimeve nga shtitjet e biletave, që kanë thyer rekord më vete, sic thamë edhe vetë filmi “Taylor Swift: The Eras Tour” fitoi rreth 96 milionë dollarë në arkat e SHBA dhe Kanadasë, deri më tani.  Turi i saj nisi në mars të 2023 dhe pas një pushimi të shkurtër, do të vazhdojë në nëntor, teksa pritet të shkojë në Amerikën e Jugut, Evropë dhe disa vende të tjera të botës, për t’u mbyllur në majin e 2024-ës.

Ky tur i saj është konsideruar një prej më të mirëve të të gjitha kohërave, teksa i ka sjellë mjaft përfitime artistike dhe ekonimike, jo vetëm Swift, por gjithkujt të përfshirë, ndërsa i ka sjellë shumë të ardhura edhe ekonimisë amerikane e më gjërë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një sukses i padiskutueshëm në të gjithë botën

Rekordi i Taylor Swift lë pas atë të Justin Bieber!

Diva e muzikës Beyonce thyen rekord

Shpallen fituesit e ‘Grammy Awards 2023’