MENU
klinika

Fituese e dy çmimeve 'Oscar'

56 vite nga vdekja e aktores angleze Vivien Leigh

05.11.2023 - 12:59

56 vite më parë ka vdekur Vivien Leigh, aktore angleze me një bukuri të theksuar.

Vivien Leigh (5 nëntor 1913) ishte aktore angleze e teatrit dhe e filmit. Ishte fituese e dy Oscarëve për role të përfaqësuara nga shtresa e lartë nga Amerika e Jugut, Scarlett O’Hara në ‘Iku bashkë me erën’ (1939) dhe Blanche DuBois në ‘Tramvaji i quajtur dëshirë’.

Ajo poashtu, ishte edhe aktore e suksesshme e teatrit, ku shpeshherë aktroi me bashkëshortin e saj, Laurensë Olivierin, i cili bëri regjinë e disa shfaqjeve të saja. Gjatë karrierës së vetë tridhjetëvjeçare, mori pjesë me rolet në komeditë e Noela Cowardit dhe Gjorgj Bernard Shout deri te ato klasike, të personazheve shekspiriane si që janë Ofelia, Kleopatra, Zhyljeta dhe Lady Macbeth.

Leigh në filmin A Yank at Oxford më 1938, ishte bashkë me Robert Taylorin, Lionel Barrymoren dhe Maureen O’Sullivanin, në filmin e saj të parë i cili tërhoqi vëmendjen, edhe në ShBA. Gjatë reproduksionit fitoi reputacion të lartë, por edhe njerëz të papërshtatshëm, kur Kordës i thotë agjenti i saj që kontratatën nuk do ta vazhdojë nëse akoma do të sillet ashtu.

Vivien Leigh çmohet ndër aktoret më të bukura të kohës së saj, ku regjisorët këtë e kishin pohuar në shumicën e filmave të saj. Kur e kishin pyetur a është hendikep bukuria e saj, thotë “njerëzit mendojnë se nëse dukesh përafërsisht tërheqëse, nuk din të aktrosh, mua më ka mbetur vetëm e vetëm të aktroj, mendoj se bukuria nuk është hendikep i madh, nëse vërtet don të dukesh si që roli e kërkon, i cili nuk është si ti.”

Vdiq në Londër, më 8 korrik 1967

“Luna Park”, me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj

Drama shqiptare, në Festivalin e Filmit në Selanik

“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”

Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të

Mundësi për të aplikuar në Guinness

Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe

“Janë 5 valixhe të mëdha me objekte personale”

Ku do ekspozohet trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit?