MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është e rrezikshme nëse thahet goja dhe gjuha?

20.11.2023 - 08:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është e rrezikshme nëse thahet goja dhe gjuha?

Mjeku: Në bazë të përgjigjeve, dr. Robert Shmerling (profesor mjekësie në Shkollën Mjekësore të Havardit) renditi disa nga shkaktarët e tharjes së gojës:

Efektet anësore të barnave të ndryshme, si përshëmbull diuretikët.
Sëmundjet e tilla si Parkinsoni, diabeti, epilepsia, sëmundjet psikiatrike etj.
Shytat ose infeksionet e tjera, veçanërisht nëse lidhen me dehidratimin.
Terapitë e rrezatimit dhe kimioterapitë shkaktojnë tharje goje gjithashtu.
Sindromat e lidhura me kushtet autoimune Sjogren ( ato në të cilat sistemi imunitar sulmon indet e trupit).
Dëmtimet nervore, të cilat mund të vijnë pas një dëmtimi ose kirurgjie afër gjendrave të pështymës.
Dehidratimi, nëse nuk pini ujë mjaftueshëm gjatë ditës.
Pirja e duhanit.
Problemet me stomakun.
Përveç një ndjesie të bezdisshme, komplikimet e thatësisë së gojës mund të përfshijnë prishjen e dhëmbëve, plagë në gojë dhe vështirësi në gëlltitje. Goja e thatë nuk mund të konsiderohet si një fenomen i rrezikshëm, por nëse shoqërohet me kushte të tilla si diabeti apo sëmundje psikiatrike mund të ketë pasoja të rrezikshme shëndetësore.

Disa nga mënyrat që të menjanoni tharjen e gojës janë larja e dhëmbëve në mënyrë të shpeshtë, shpëlarja e gojës me ujë me flor në mënyrë që të zvogëloni shancet për dëmtimin e dhëmbëve. Konsumimi i lëngjeve është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të përballoni ditët e ftohta

Probleme me frymëmarrjen gjatë dimrit?