MENU
klinika

Vendimi për t’u larguar nga grupi i PD

A i frikësohet marrjes së elektoratit nga Agron Shehaj? Berisha tregon bisedën me deputetin

07.11.2023 - 12:15

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga selia e Kuvendit edhe për vendimin e deputetit Agron Shehaj për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha tha se Shehaj është deputet që ka mendim si çdo njeri tjetër dhe që ai e respekton. Para gazetarëve pranoi se ka folur me Shehajn dhe i ka pohuar kontributet e tij.

Deputeti Agron Shehu është një deputet si çdo deputet tjetër ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt respektoj mendimin e çdo deputeti. Unë kam folur, i kam thënë që respektoj vendimin e tij. I kam thënë në mënyrë më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë kund tjetër. Njeriu që nuk frikëson tjerët, nuk frikësohet vetë. Do ketë zhvillime”, tha Berisha.