MENU
klinika

Gazetari i njohur zbardh prapaskenat e forta

A po e kontrollon Vuçiç qeverinë e Malit të Zi?

01.11.2023 - 14:25

Gazetari Ismat Kallaba ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë televizive për të folur rreth situatës politike në Malin e Zi.

Ai tha se pati shumë diskutime lidhur me formimin e qeverisë së re, për shkak të koalicionit pro serb po sipas tij, kryeministri në një farë mënyre u detyrua ta pranojë koalicionin pro serb për shkak se duhet të krijonte shumicën,

“Seanca ekzekutive e Malit të zi është mbajtur më 27 korrik, ndërsa seanca kur u zgjodh kryetari i kuvendit është m bajtur më 30 tetor. Kjo do të thotë se ka pasur shumë probleme sa i takon formimit të koalicionit të ri qeverisës.

Në fillim ka pasur probleme sa i takon formimit të koalicionit të ri qeverisës. Në fillim është bërë përpjekje që qeveria e re të formohet për shkak të qëndrimeve të njohura të parti ve të koalicionit “për ardhmërinë” e malit të zi apo të ish-frontit demokratik.

Është bërë përpjekje që qeveria e re të formohet pa këtë koalicion, por ka pasur probleme, madje kryeministri ka pasur probleme edhe vetë brenda partisë së tij. Dy deputete nuk kanë pranuar dhe madje kanë deklaruar se do të votojnë kundër krijimit të qeverisë së re pa pjesëtarët e “Për ardhmërinë”, kështu që në një farë mënyre kryeministri ka qenë i detyruar t’i bëjë pjesë partitë pro serbe, për të krijuar shumicën”,-tha gazetari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Politikani serb bën paralajmërimin e frikshëm

“Mund të jetë fundi i pavarësisë për Malin e Zi”