MENU
klinika

Ushtarët bëjnë homazhe për të rënët rusë

A po tërhiqet NATO nga lufta me Rusinë?

28.11.2023 - 16:17

Edhe pse konflikti në Ukrainë është gati të mbushë përvjetorin e tij të dytë dhe marrëdhëniet midis Moskës dhe botës perëndimore duken të komprometuara në mënyrë të pariparueshme, dy oficerë të lartë nga ambasadat britanike dhe amerikane bënë homazhe për ata që vdiqën në konfliktet e shekullit të njëzetë dhe për viktimat nga fatkeqësia e nëndetëses Kursk.

Një video e gjestit të tyre nuk mund të nënvlerësohet, ashtu si edhe fakti që dy ambasadat i shpërndanë këto imazhe.

Uashingtoni dhe Londra, në fakt, janë ndër vendet që kanë kontribuar më shumë në dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë dhe vazhdojnë të mbështesin një paqe që parashikon tërheqjen e plotë të ushtrisë së Vladimir Putin nga të gjitha territoret e pushtuara, përfshirë Krimenë.

Moska, nga ana e saj, ka ndryshuar gradualisht retorikën e saj për luftën, duke kaluar nga “denazifikimi” i Kievit në konceptin “luftë kundër Perëndimit”.

Don't be fooled: Russia is still NATO's greatest challenge - Atlantic Council

Ndërsa konflikti shndërrohet në një luftë të përgjakshme pozicionesh, megjithatë, palët kanë filluar të kërkojnë një rrugëdalje.

Vetë presidenti rus deklaroi se ishte gati për të negociuar gjatë takimit virtual të G20 të mërkurën më 22 nëntor.

Gjesti i dy oficerëve të lartë të NATO-s, pra, mund të shihet me synimin për të detensionuar dhe një kthim gradual në normalizimin e marrëdhënieve në funksion të një tryeze të mundshme paqeje, edhe nëse është ende herët për të folur për “fillimin e fundit të luftës.

Luftimet, në fakt, vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Dhe siç duket, Kremlini nuk ka ndërmend të zvogëlojë intensitetin e konfliktit.

Të dy shtetet megjithatë, s’mund të përballojnë të mbeten të mbërthyer në një luftë të pafund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin