MENU
klinika

U dogj nga zjarri gjatë verës

Agron Duka nismë për të mbjellë pyllin e Pishporos në bregdetin e Fierit

09.11.2023 - 15:04

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se do të ndërmarrë një nismë për të mbjellë pyllin e Pishë Poros në bregdetin e Fierit, i cili u shkrumbua nga zjarri këtë verë. Prezantimi i nismës do të bëhet më 10 nëntor në Darzezë ndërsa ftohen institucione dhe donatorë për të kontribuar.

Njoftimi:

Si pasojë e zjarrit, këtë verë u shkatërrua një nga pyjet më të mëdha të zonës bregdetare, sic është pylli i pishës në bregdetin e Fierit, Pishë-Poro.
Duke cmuar rëndësinë e këtij pylli, edhe në mbrojtjen kundër erozionit detar, ne kemi vendosur të ndërmarrim një nismë kombëtare për të rimbjellë këtë pyll.
Në duam të mobilizojmë vullnetarë, institucione publike, kompani private, donatorëve të ndryshëm, për të ringritur një pasuri të madhe të natyrës që u shkatërrua.
Ashtu sic u publikua shkatërrimi i kësaj pasurie të madhe kombëtare, ne kërkojmë ndihmën tuaj ti japim zë kësaj fushate për të rimbjellë pyllin e Pishë-Poros.
Lancimi i nismës do të bëhet nesër, e Premte, datë 10 Nëntor, në Darzezë, në vendin e quajtur Pompat e Hidrovorit.
Do të ishim të kënaqur të ishit krah nesh në këtë përpjekje të rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN