MENU
klinika

Fillon festa

“Air Albania” plot/ Tifozët përkrahin Kombëtaren!

20.11.2023 - 21:47

Stadiumi “Air Albania” tashmë është mbushur, ndërsa tifozët kanë filluar festën.

Të shumtë në numër dhe të veshur kuqezi ata janë në mbështetje të kombëtares, e cila edhe pse tashme e kualifikuar në EURO 2024 synon të marrë edhe një fitore në shtëpi me Ishujt Faroe.

Kombëtarja shqiptare renditet e para në Grupin E me 14 pikë, Çekia 12 pikë, Polonia 11, Moldavia 10 dhe Ishujt Faro 1 pikë.