Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në Sarandë.
Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën dhe pastaj ka rënë jashtë saj.
Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit.
Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34-vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.
Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.