MENU
klinika

Policia: Humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë

Aksidenti i rëndë te ‘Kopshti Zoologjik’ në Tiranë

08.11.2023 - 17:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ku një automjet fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys.

Nga aksidenti tragjik humbi jetën Arjon Shanaj, student në Akademinë e Sigurisë

Siç shihet edhe në pamje, në afërsi të ambulancës është një trup i mbuluar me çarçaf.

Sipas dëshmive të para, në makinë kanë qenë dy persona, dhe thuhet se viktimë ka mbetur një vajzë, ndërsa një tjetër person që ka qenë në makinë, ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, por nuk dihet gjendja.

Ndersa Policia ka njoftuar se në aksidentin e rëndë të ndodhur pranë ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ka mbetur i vdekur A. Sh., student i Akademisë së Sigurisë.

Sipas uniformave blu, viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.