14.11.2023 - 13:35
Pas rastit ku një e mitur 3 vjeçare iu thye këmba në kopsht privat, policia e Tiranës nisi edhe një kontroll në kopshtet e kryeqytetit. Sipas informacioneve mësohet se gjatë kësaj kohe kontrolli janë gjetur 37 kopshte pa license. Mësohet se këto kopshte dhe shkeljet e tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nga ana e Policisë së Shtetit. Referimi në prokurori është bërë për veprën penale të mospagimit të taksave.
Sakaq, mësohet se në Lezhë janë 3 kopshte pa license.
Në Durrës janë gjetur 4 kopshte në shkelje të ligjit. Ndërsa në Gjirokastër ka 1 kopsht pa license.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Manastirliu: Task Forcë për kontrolle në institucionet e arsimit parashkollor...