MENU
klinika

Në Itali zbulojnë skenarin e bujshëm

“Allegri dëshiron të largohet”

27.11.2023 - 15:53

Max Allegri ka qenë shpesh në qendër të ciklonit në Itali, jo shumë për faj të tij, pasi në vitet e fundit i është dashur të bëjë llogaritë me pezullime, me dënime, me ulje pikësh, skandale bastesh e shumë detaje të tjera, por çka është më e rëndësishme, ka qenë shumë i limituar në buxhet, klubi nuk i ka plotësuar dëshirat e tij në merkato.

Si të mos mjaftojnë këto detaje, Allegrin po e përndjek këtë periudhë edhe hija e Antonio Contes, ndërsa drejtuesit e klubit kanë bërë shumë pak për t’i dalë në krahë.

Në Itali, drejtori i Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, ka sjell një skenar të bujshëm teksa pas sfidës me Interin zbuloi se në përfundim të këtij sezoni, Allegri do të largohet nga Juventus. Arabia Saudite e pret krahë hapur, ndërsa tek Juventus është shumë e vështirë të vijojë më në këto kushte.

Zazzaroni zbuloi edhe një tjetër detaj, Conte refuzoi Napolin pikërisht për të pritur Juven.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola