MENU
klinika

"Paqja në Ballkan varet nga një fije"

Ana Baerbock paralajmëron Serbinë: Do dërgojmë 150 ushtarë shtesë në Kosovë!

28.11.2023 - 22:47

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka konfirmuar se në vitin e ardhshëm shteti gjerman do të dërgojë 150 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Gjatë fjalës së saj në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Baerbock ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor “varet nga një fije”.

“Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije. Angazhimi i NATO-s dhe BE-së shkojnë dorë për dorë: Misioni i EUFOR-it ofron siguri në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe KFOR-i bën të njëjtën gjë në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë për KFOR-in”, tha ajo.

Ndërkohë më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca do të bëjë çfarëdo që të jetë e mundur për ta siguruar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Stoltenberg ka përmendur lëndimet e ushtarëve të KFOR-it e, po ashtu, edhe sulmin terrorist në Banjskë.

“Atë që po shohim është rritje të tensioneve. Kemi parë incidente shumë serioze të dhunës në Kosovë, përfshirë edhe sulmin ndaj trupave paqeruajtëse të NATO-s – 93 ushtarë të NATO-s u plagosën, disa u plagosën shumë seriozisht. Dhe po ashtu pamë incidentet në Banjskë, ku tre persona u vranë në shtator në Kosovë. Këto janë incidente shumë serioze dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar në Ballkanin Perëndimor.

NATO do të bëjë çfarë të jetë e nevojshme për ta ruajtur apo siguruar stabilitetin në rajon, pasi është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe gjithë Evropën dhe NATO-n. Ne kemi prani atje. Ne punojmë bashkë me Bashkimin Evropian, forcën EUFOR në Bosnjë-Hercegovinë. Dhe kemi prezencë në Kosovë”, ka thënë ai.

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit