MENU
klinika

“PD do jetë gjithmonë një parti non grata”

Argita, pasardhëse e Berishës? Zheji: Nuk është zgjidhje

01.11.2023 - 22:54

Analisti Artur Zheji thotë se nëse Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha, do të merrte drejtimin e Partisë Demokratike, atëherë kjo forcë politike do të jetë gjithmonë “non grata”, pasi edhe vetë ajo është e sanksionuar nga SHBA.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se për Argitën, do të ishte diçka e mirë që të merrte drejtimin e PD, por jo për vetë PD.

“Mendoj që prezantimi i saj publik ishte shumë dinjitoz, shumë i kompletuar. Kur e dëgjon atë, thua, po mirë, si ka mundësi që ka konkurencë apo mendojnë se ka ende konkurencë brenda PD. Ka një precedent shumë të mirë, kemi familjen Le Pen në Francë. Marine Le Pen është Argita Berisha sot, mund të ishte vajza e atij ultra të djathtit, me hallin e madh që trashëgon “non gratën” nga babai. Përsa i përket atributeve, ajo tonin dhe impostimin, e ndoqa me vëmendje, kishte lidership në impostim. Megjithëse të rritesh nën hijen e një babai të fuqishëm dhe autoritar, mund të ishte një vajzë me personalitet të ndrojtur, por jo.

Për PD, kjo do jetë mirë për zonja Malltezi që ta marrë atë parti, por PD do jetë përfundimisht, një parti non grata. Po them për atë pjesë që ndjek Berishën”, theksoi ai.