MENU
klinika

"Nuk mund të harrohen nëse..."

Arrestimi i Elmir Tufës, reagon Balla: Ka ende ngjarje të pazbardhura!

02.11.2023 - 20:15

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Elmir Tufës në Fushë-Krujë. Balla përgëzoi forcat operacionale për aksionin e sukseshshëm ndërsa theksoi se vrasjet e vjetra nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë.

“Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për vrasje, u ndalua sot nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë. Përgëzime për sot”- shkruan Balla.