MENU
klinika

EMRI/ E dënuar me 7 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni

Arrestohet në Kapshticë 55-vjeçarja e shpallur në kërkim

05.11.2023 - 11:46

Një 55-vjeçare e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga Policia Kufitare në Kapshticë.

Sipas policisë bëhet fjalë për Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos, e cila ka qenë e dënuar me 7 vite burgim.

“Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër”, sqaron policia.

Ndërkohë veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit