Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se me Sali Berishën që refuzon të shkojë në SPAK për të dëshmuar për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”, në rolin e ish-kryeministrit, do të ndodhë si me rastin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Hoxha tha se mosha nuk lejon një masë më të rëndë për Berishën, pas asaj për detyrim paraqitje dhe opozita pret që SPAK t’I drejtohet Kuvendit për autorizim, meqë ai është deputet, por që është e pamundur të bëhet në kushtet ku ndodhet Legjislativi.
Pjesë nga biseda
Ylli Rakipi: Çfarë do të bëjë SPAK nëse Berisha vijon të refuzojë që t’i bindet urdhërit të SPAK?
Artan Hoxha: Berisha atë që bëri ditët e para duke mos e njohur vendimin, por duke iu përgjigjur prokurorisë dhe gjykatës çdo ditë live nga selia e PD-së, dashur pa dashur e bëri që e njihte atë. Pastja ndoqi hapin tjetër: çoi avokatët atje.
Ylli Rakipi: Po jemi te pjesa që mund të merret një masë tjetër.
Artan Hoxha: Sot ka qenë e hëna e dytë. Ndryshe nga Beqja që e ka detyrimin për paraqitje të premten, se atje do të bëhet kështu që çdo ditë të javës do të shkojnë të takohen me oficerin e Policisë Gjyqësore, Berisha e ka të hënën e para dhe të tretë të muajit.
Ylli Rakipi: U bënë dy herë.
Artan Hoxha: Unë mendoj që prokuroria dhe gjykata e ka fare të qartë. Nëse do të kërkojë një masë sigurie më të ashpër se atë që I ka vendosur Berishës, do të duhet t’i drejtohet kuvendit dhe në situatën ku është Kuvendi, nuk mund të ndodhë kjo. Edhe shumica nuk do këtë që të ketë një përballje të tillë me opozitën.
Ylli Rakipi: E çfarë do të ndodhë?
Artan Hoxha: Do të ndodhë si me Belerin. Në vend që të mos e linin të kandidonte, doli fitues dhe ia hedhin topin njëri-tjetrit. Ata thonë: ne masë sigurie më të ashpër ne marrim ndaj Berishës? Jo, nuk e lejon mosha e Berishës. Atëherë do të kërkojnë një masë tjetër sigurie, duke iu drejtuar Kuvendit. Berisha po kërkon që ata t’i drejtohen Kuvendit.
Ramës nuk i duhet Berisha në burg, atje ai është hero. I duhet në një karrike të cilin ta telendisë.