MENU
klinika

I plagosuri transportohet në spital

Atentat në Tiranë, 2 persona qëllojnë me armë zjarri drejt 46 vjeçarit!

02.11.2023 - 21:12

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë kryqëzimit të Bathores. Mësohet se 46 vjeçari Agim Hida është plagosur në këmbë dhe është transportuar drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët mësohet të kenë qenë 2 persona që e kanë qëlluar nga një motomjet.

“Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç.

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”- thuhet në njoftim.