Moderatorja Aulona Musta së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pasditja ime”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale.
Ajo tregoi se fillimet e marrëdhënies me bashkëshortin e saj nuk kanë qenë aspak të lehta sepse të dy ishin natyra të ndryshme dhe ziheshin shumë me njëri-tjetrin, tesa tregoi se ndaheshin pothuajse ccdo javë.
“Në fillimet tona ne ndaheshim çdo javë. Dy vitet e para kanë qenë shumë të vështira sepse ishim dy natyra shumë të ndryshme dhe ziheshim shumë, kishim vazhdimisht debate. Por kanë qenë ndarje 24 orëshe, ska pasur asnjëherë ndarje ndarje. Gjithmonë e gjenim mënyrën të komunikonim. Unë kam qenë shumë me tolerante sepse nuk e kam problem të kërkoj falje, nuk e kam problem të shkoj dhe të flas edhe kur e tjetri e ka gabim. Nuk më pëlqen të mbaj inate, jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur inate.”- tha Aulona.
Nga ana tjetër moderatorja tha se në planet e saj dhe të bashkëshortit është një fëmijë i dytë.
“Po në planet e mia ka qenë që të kishim edhe një fëmijë të dytë. Por thashë të kalojën 5-6 vite që të jem gatui vërtetë, pastaj pas 5-6 viteve fokusi im ishte tek projektet e reja dhe rejsa e sportit. Pastaj edhe një vit dhe një vit por tani ka vajtur aty ku nuk mban më por them që duhet ta marrim seriozisht dhe të nisim punën.”- u shpreh moderatorja.