MENU
klinika

Ndalohet jahti me të cilin u transportuan

Autoritetet bregdetare greke kapin 41 emigrantë

18.11.2023 - 11:59

Autoritetet bregdetare greke kanë kapur 41 emigrantë të cilët ishin zbarkuar nga një jaht në brigjet e plazht të Porto Rafinës.

Sipas mediave greke, Autoriteti Portual i Rafinës, identifikoi dhe arrestoi 12 të huaj në një plazh në Porto Rafti pasi që në orët e mëngjesit kishte informacion për zbarkim të paligjshëm nga një jaht me motor.
Po ashtu, zyrtarët e Autoritetit Portual kanë shkuar menjëherë në zonë dhe pas veprimeve të koordinuara të Qendrës Operacionale të Rojës Bregdetare – Gardës Bregdetare Greke, janë aktivizuar gjashtë gomone patrullë LS-ELA.KT. (P.L.S.-EL.AKT.) dhe një helikopter L.S.-EL.AKT.

Mjeti lundrues u lokalizua dhe u ndalua në ishullin Kea (Tzia), me dy të huaj të cilët drejtonin mjetin lundrues dhe akuzohen si kontrabandistë, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Portin Qendror të Rafinës.
Autoriteti Portual i Rafinës është njoftuar pak pas orës 11.00 të mëngjesit nga një peshkatar për zbarkimin e të huajve nga një jaht me motor në një plazh në Porto Rafti.
Hetimet në zonën e Porto Raftit për gjetjen e rreth 40 personave të tjerë që dyshohet se ndodheshin në skaf vazhdojnë nga oficerët e LS. dhe të EL.AS.