MENU
klinika

'Çmendet' moti

Autoriteti Portual, njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

17.11.2023 - 12:44

Ditën e sotme do të anulohen lundrimet për tragetet e linjës Durrës-Bari.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Portual i Durrësit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se ky anulim i përkohshëm i lundrimeve, do të vijë për shkak të përkeqësimit të motit.

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar gjithashtu se trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

??NJOFTIM I RËNDËSISHËM??

-Moti i keq, anulohen përkohësisht lundrimet drejt Barit

-Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, në orët në vijim pritet përkeqësim i motit:

-Dallgëzimi në det të hapur 6-8 bft, me lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

-Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se për pasojë janë pezulluar lundrimet e trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

-Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit

??Për çdo paqartësi ju ftojmë të kontaktoni me agjencitë e tragteve ose të vizitoni faqen tonë zyrtare www.durresport.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Anijet e transportit ndërkombëtar s’do operojn..."

Përkeqësimi i motit, çfarë njofton Drejtoria Detare?


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin