MENU
klinika

“Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”

Balla: 29 persona të arrestuar dhe proceduar në 3 ditë

30.11.2023 - 14:07

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla teksa i referohet shifrave të fundit të policisë, thotë se në 3 ditët e fundit janë arrestuar 29 persona.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla shkruan se çdo ditë po largohen nga komunitetet persona me rrezikshmëri të lartë.

Balla paralajmëron se goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike do vijojë çdo ditë.

“29 të arrestuar dhe të proceduar në 72 orët e fundit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas, në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje. Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdoromi i tyre. #PaketaeSigurisë shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës”, shkruan ministri i Brendshëm.