MENU
klinika

Operacioni “Sundimi i Ligjit”

Balla: Armëmbajtja pa leje, shpërfillje e ligjit dhe burim i krimeve të rënda

11.11.2023 - 14:22

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 32-vjeçarit në Rrëshen, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek gati për qitje.

Në lidhje me këtë ngjarje, ministri Balla njoftoi se Policia e Shtetit ka nisur një operacion kombëtar të quajtur “Sundimi i Ligjit” për të goditur këtë fenomen. Ndër të tjera ministri i Brendshëm shprehet se armëmbajtja pa leje është shpërfillje e ligjit dhe burim i krimeve të rënda.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe një arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është gjithashtu burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Prandaj Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”