MENU
klinika

Deklarata kundër saj

Berisha e kthen tërësisht politike përballjen me SPAK/ “Rithemelimi” sulm frontal gjyqtares Irena Gjoka

13.11.2023 - 19:36

Ndonëse deklaron se nuk po përdor PD për përballjen me drejtësinë, Berisha duket se sot ka dalë hapur. Zyra e shtypit e Rithemelimit ka sulmuar përmes një deklarate gjyqtaren Irena Gjoka. Kjo e fundit duket e vendosur përballë Berishës dhe duket se tani po përdoret edhe partia për sulme.

Njoftimi i plotë

Prej disa javësh gjyqtarja Irena Gjoka mban pezull vëmendjen publike me disa qendrime që nuk i bëjnë nder gjyqësorit dhe as figurës së gjyqtarit.

E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe të tjerë se është shkarkuar nga ish- Presidenti Sali Berisha në vitin 1996 kur mbante detyrën e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ajo hesht si fija e barit.

Opinioni publik kërkon të informohet mbi këtë fakt dhe mbi të gjitha, nëse kjo e vendos gjyqtaren Gjoka në pamundësinë për të drejtuar procesin ndaj Kryetarit të opozitës shqiptare, për shkak të konfliktit të interesit.

Por këto pyetje nuk mbeten me kaq:

A është identifikuar dhe trajtuar shkarkimi gjatë procesit të vetingut të gjyqtares?

Nese jo, pse ka ndodhur kjo përzgjedhje selektive?

A ka qënë korrupsioni arsyeja e shkarkimit?

Në cilën datë ka ndodhur shkarkimi?

A ka patur të tjerë të shkarkuar me të njejtën akuzë dhe cilët janë?

A do të plotësoheshin kriteret e vlerësimit profesional në rast të një shkarkimi për arsye korrupsioni? Me pak fjalë, a do të ishte sot ajo duke ushtruar pozicionin e gjyqtares nëse ky shkarkim do të ishte bërë publik?

Pse nuk u terhoq ajo që në fillim kur mbrojtja e z. Berisha ia dha kete mundesi?

Firmosur nga ish Kryetari i KLD-së , fshehja e vendimit të shkarkimit për arsye korrupsioni nga gjyqtarja Gjoka dhe marrja përsipër e gjykimit ndaj Kryetarit të opozitës, e vendosin atë qartazi në pozitat e konfliktit të interesit. Një konflikt interesi i cili dëshmon karakterin politik të këtij gjyqi dhe që nxjerr në pah arsyet e vërteta pas vendimmarrjeve antikushtetuese e antiligjore të gjyqtares Gjoka.

Ngulmimi i gjyqtares për të mos u tërhequr shpjegon garancitë që ka marrë nga porositësit e ‘gjahut të shtrigave’, procesit politik kundër Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Kur faktet të shpalosen publikisht, gjyqtarja e korruptuar që ka korruptuar edhe sistemin duke fshehur dënimin, do të përballet jo vetëm me të vërtetën, por edhe me ata që e kanë mbrojtur politikisht.

E vërteta mund të kamuflohet, por në fund ajo triumfon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokatët: Kërkojmë përjashtimin e saj, shpërdoroi…!

‘Partizani’/ Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka

Dosja ‘Partizani’/ Avokat Gjokutaj plas deklaratën e fortë

“Gjyqtarja Irena Gjoka u shkarkua në 1996 nga Berisha për korrupsion”