Mes tensioneve dhe kaosit është zhvilluar seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit me karrige.
ADVERTISING
PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas mbylljes së seancës, duke theksuar se mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.
Berisha u shpreh se mazhoranca ka tmerr nga të drejtat e opozitës, ndërsa tha se po mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura.
Ai tha gjithashtu se kërkon soilidaritetin e shqiptarëve duke theksuar se mbështetja e tyre është vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Berisha tha se Rama bën gjithaçka për të shpëtuar lëkurën e tij.
“Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e vjedhura. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament. Ne e konsiderojmë mbështetjen tuaj vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Beteja jonë e ka bërë atë njeriun e pa shpresë”, theksoi ai.
Berisha tha më tej se nukRama nuk mund të pranojë që vajza e tij, Rea, të hetohet.
Sipas ish kryeministrit, vajza e bashkëshortes së kryeminsitrit Edi Rama, fiton tender pas tenderi.
“Parlamenti funksionon mbi bazën e respektit të Kushtetutës. Rama dhe Linda nuk mund të pranojë hetimin e Reas, që duket si engjëll por si shushunjë pi gjakun e qytetarëve me tenderat që fiton. A mund të ndodhë që fëmija i kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender”, tha Berisha.