MENU
klinika

“Kaq frikë keni që po i mbani gardistët?”

Berisha hyn live në ‘Facebook’ nga Kuvendi: Rama është fshehur, opozita në mosbindje civile!

20.11.2023 - 10:48

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse nuk ka nisur ende zyrtarisht seanca plenare, ka nisur që të flasë për qytetarët përmes rrjetit social ‘Facebook’.

Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Nikolla.

“E ka kapur frika, erdhi me një karvan të gjatë makinash. Po ashtu do ikë. Ne po mbrojmë të drejtat tona kushtetuese, të popullit opozitar. Këta po mbrojnë një grup hajdutësh, janë fatkëqinj. Ajo Linda, ka rekordin më të zi të keq shfrytëzimit nga Rama dhe funksionimit të saj si një njeri pa dinjitet. Si një njeri që nuk njeh dhe shkelmon rregulloren. Këtu pas meje janë deputetë socialistë. Pse i mbani këto gardistë ju? Keni kaq frikë prej opozitës?”-ka shkruar Berisha.

Berisha u shpreh ndër të tjera se bashkëshortja e Edi Ramës, solli “pallat në pajë”, që sipas saj është ndërtuar me gjak, por sipas ish-kryeministrit ai është ndërtuar me vjedhje dhe korrupsion.

“Zonja Rama, solli pallat në pajë, par atë pallat nuk ekziston asnjë faturë. Ajo u shpreh në media thjesht që është ndërtuar me para gjaku.

E vërteta është që ajo është ndërtuar me vjedhje dhe korrupsion. Për të shpëtuar nga krimi, janë të gatshëm të paraqesin çdolloj preteksi” tha Berisha.

Ai ka shtuar se parlamenti është shndërruar në një repart ushtarak për shkak të numrit të lartë të gardistëve dhe kontrolleve të ushtruara ndaj deputetëve të opozitës.

“Ja si e shndërruan parlamentin në një repart ushtarak. Vetë është strukur dhe ka ardhur herët nga frika të mos i bllokohet dera” shton ish-kryeministri.