Ish-kryeministri Sali Berisha është distancuar sërish sot nga Erzen Breçani.
Ai deklaroi sot se nëse ish-zv/ drejtori i policisë së Tiranës në kohën e qeverisjes së tij dhe i konsideruar si njeri i afërt i tij, të marrë atë që meriton nëse ka shkelur ligji.
“Nuk ka qenë kurrë truprojë e Sali Berishës. Nuk ka qenë, jo se Sali Berisha ka pasur vërenjte për të. Ai ka qenë një polic gjerësisht i vlerësuar në krye të detyrës. Ai ka qenë n/drejtor i policisë së Tiranës dhe tek forcat speciale. Për Erzen Breçanin dhe çdo njeri tjetër, Sali Berisha ka vetëm një qëndrim; ligjin.
Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të bëhet përgjegjës para ligjit. Dua ti them atij anëtarit të bandës së Bajrit që deklaron se Kulla e Matës qenka e një të afërmi tim, kërkoj që nesër të konfiskohet. I them këtij anëtari të bandës Bajari, mirë është që të shkojë dhe të japë llogari dhe të mos mendojë se do të kalojë krimet që ka kryer në emër të bandës.
Sikur e kam akuzuar për “hijeks” në vrasje, vetëm se denoncoi tek ai i keqpërdorur tek ai parcelat e drogës në Korçë dhe mori plumbin pas koke në Zemblak. Tani i them, duhet të marrësh atë që do të marrin Bajrat me shokë. Për ta mbyllur, për atë (Breçani) që shkelin ligjin duhet të marrë atë që meriton” tha ai.