MENU
klinika

Mbante armë dhe municion luftarak në banesë

Bie në pranga 50-vjeçari në Vlorë

03.11.2023 - 12:56

Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 2”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar nga Komisariati i Policisë Vlorë, për një rast të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), 2 mjete prerëse, një ndezës granate, municion luftarak dhe 4 celularë.

Vihet në pranga 50-vjeçari që mbante pa leje, në banesë, armët dhe municionin.

Në vijim të operacioneve policore me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një tjetër rast në këtë fushë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 2”.

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pushkë, 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 mjete prerëse (thika) dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë