MENU
klinika

"Punoja ditë natë që ti bëja 1000 euro, kam pastruar…"

Blero rrëfen sakrificat për të realizuar këngën e tij të parë

27.11.2023 - 13:10

Këngëtari i njohur Blero Muharremi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tij personale.

Blero: Kam punuar në fabrikë të kerreve vetëm që të mund të fitoja para për të realizuar këngën e parë

Së fundmi teksa po bisedonte më një ndër konkurentët e këtij reality show, artisti tregoi vështirësit që ka kaluar për të realizuar këngën e tij të parë.

Ai tha se për të bërë realitet këtë ëndërr ka punuar në punë të ndryshme, ndërsa tregoi se ka punuar në fabrikë ditë e natë dhe parat që i fitonte i kursente për të realizuar këngën e tij të parë.

“Videon e parë që e kam bërë tamam profesionale me Memlin, kam vuajtur shumë sepse të gjithën e kam realizuar vetë. Krejt shoqërinë e kam thirrur në videokip dhe krejt gjërat i kam organizuar vetë, nuk kisha para. Punoja në fabrikë ditë e natë që ti bëja 1000 euro në atë kohë, kam punuar që të gëzoj këngën profesionale. Kam punuar 6-7 muaj në fabrikën e makinave ‘Volvo’, nuk e harroj kurrë, të gjitha paratë e rrogës i leja anash, vetëm gjërat elementare i bleja dhe të tjerat i lëja anash, nuk ishte e lehtë, kam pastruar enë, kam punuar në fabrikë, në restorant, për t’i ndjekur ëndrrat e mia, pa punuar dhe pa pasur dëshirë shumë është e pamundur me i realizuar ëndrrat”, është shprehur mes tjerash Blero.

Prej kohësh Blero kohë më parë i ka dhënë fund martesës me Afrona Dikën, ndërsa prej më shumë se një vit ka rigjetur sërish dashurinë krah të dashurës së tij të re, identitetin e së cilës e ka mbajtur të fshehtë.

Gjatë qëndrimit në “BBVK”, këngëtari shpesh herë ka folur për shpirtin e tij binjak, duke treguar se sa shumë e dashuron atë, pa të cilën sipas tij ai nuk mund të jetojë.

Të shumta kanë qenë edhe akuzat e këngëtares së njohur Linda Halimi ndaj Bleros, e cila ka thënë se ky i fundit e ka ngacmuar atë seksualisht gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip Kosova”, ndërsa tha që edhe para 12 vitesh ai ka tentuar të hyjë në një hotel me të, pas disa xhirimeve që kishin.

“Blero ka egon, arrogancën. Është deluzional pafund e njoh para 12-13 viteve. Ka qejf të bëjë shaka, por e tejkalon limitin. E mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit”, u shpreh këngëtarja.

“Ke probleme psiqike” – Blero humb durimin ndaj Linda Halimit

Kjo gjë u mohua nga ana e këngëtarit, sipas të cilit Lindia po gënjen pasi kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Nuk je tek femrat që unë preferoj, as tani dhe jo më atëherë. Kjo është një gënjeshtër e pastër. E dimë kush është Linda.”– tha ai.