MENU
klinika

Pritet të takojë Fredi Belerin në burgun e Durrësit

Bllokada për integrimin në BE, ministri grek vjen në Shqipëri

21.11.2023 - 12:12

Në Shqipëri ka mbërritur ministrit i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, i cili sipas medias Greke Protothema, pritet të takojë gjatë ditës së sotme kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.

Takimit pritet të zhvillohet gjatë mesditës së sotme në burgun e Durrësit, ku ndodhet prej muajsh Beleri.

Vizita bëhet ne funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njejtën kërkesë.

Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin