MENU
klinika

Ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

Caktohet masa e sigurisë ndaj 59-vjeçarit në Pojan

13.11.2023 - 12:27

Është vendosur arrest me burg për 59-vjeçarin që ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren në Pojan.

Anesti Sala nuk ka pranuar në sallën e gjyqit që ka ngacmuar 12-vjeçaren. Ai është shprehur para trupin gjykues që nuk e njeh këtë familje.

Është ndeshur me to në një moment të vetëm kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur. Konflikti sipas tij ka qenë me gjyshen e vajzës.

Ndërkohë gjyshja e 12-vjecares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59-vjeçarin por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj.

Çfarë ka deklaruar gjyshja
Gjyshja e 12-vjeçares deklaroi se mbesa nuk i kishte treguar për tmerrin që po përjetonte nga 59-vjeçari, pasi ka qenë e frikësuar dhe i vinte turp.

Ajo ka rrëfyer se si zbuloi ngjarjen pasi shkoi tek shkolla e 12-vjeçares për të takuar psikologen dhe aty ndodhej edhe burri i dehur, i cili i ngacmoi mbesën.

“Çupa nuk më ka treguar që e ngacmonte ky person se i vinte turp dhe nuk donte të më shqetësonte mua se isha e sëmurë. Shkon çupa me motrën time për të mbledhur ca qumështore për ti shitur.

Ai vajti dhe aty por çupa nga frika i thotë motrës time të ngacmon ty jo mua, se është turp një burrë të ngacmojë një fëmijë. Ka 1 javë që e ndjek mbrapa. Unë dje isha te psikologja te shkolla që ta justifikoja që mos i vinte mungesa cupës, ai ishte aty i pirë, i tha çupës hajde këtu, unë shkova e zura për gryke dhe e godita.

Psikologia që pa çupën duke qarë tha do e lajmëroj unë policinë. Ai e ndiqte nga mbrapa, i fliste në telefon, pinte, ra çupa në depresion”, tregoi e ajo.
Gjyshja e të miturës u shpreh se 59-vjeçaeri ka qenë në gjendje të dehur në rastet kur e ka ngacmuar mbesën e saj.

Ai raportohet se e ka përndjekur për ditë me radhë 12 vjeçaren madje sipas gjyshes ka shkuar edhe në banesën e tyre.

“Ka ardhur me gurë natën, nuk di çfarë të them kam hequr traumë. Çupa ka frikë të dalë, nuk del më vetë vajza jashtë”, tha gjyshja.

E mitura jeton me gjyshen dhe me nënën e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për vajzën kujdeset gjyshja ndërsa jetojnë në një banesë me kushte të mjerueshme.

Ndërsa 59 vjeçari njihet në zonë si person i alkoolizuar dhe jeton vetëm në një banesë në Pojan.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit