MENU
klinika

Analiza

Çfarë ka ndodhur me Wagner pas vdekjes së Prigozhin?

10.11.2023 - 12:42

Pak muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe me nevojën për të kompensuar humbjet e pësuara në front, duket se Kremlini ka filluar të rekrutojë ish-anëtarë të kompanisë Wagner në forcat e armatosura, për të shmangur një tjetër mobilizim jopopullor.

“New York Times” raportoi pretendimet e katër ish-luftëtarëve të PMC të ndaluar të cilët kishin marrë oferta për kontrata ushtarake. Në veçanti, organi më i interesuar për ish-mercenarët duket se është Rosgvardia. “Wagner po bëhet zyrtarisht një njësi e Rosgvardia.

Struktura, komandantët dhe metodat e punës do të mbeten të njëjta”, është një nga mesazhet e marra nga veteranët që kanë shërbyer nën flamurin e Orkestrës, disa prej të cilëve tashmë janë anëtarësuar në njësitë speciale çeçene Akhmat.

Garda Kombëtare e Federatës Ruse, e krijuar në vitin 2016 për të kryer detyra të sigurisë së brendshme, ka marrë një rëndësi më të madhe që nga shpërthimi i konfliktit me Kievin. Trupat e tij kaluan kufirin së bashku me ushtrinë e rregullt dhe kontribuan në pushtimin e territoreve të Ukrainës.

Wagner kthehet në Gardën Kombëtare Ruse pas

Në krye të kësaj force, e cila ka gjithsej rreth 340 mijë ushtarë, është një ish-truprojë e Presidentit Vladimir Putin: Victor Zolotov, një nga njerëzit që përfitoi më shumë nga rënia e vdekja e mëvonshme e themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në të vërtetë, tashmë pas “marshimit” të dështuar të kompanisë ushtarake private në Moskë në qershor 2023, Rosgvardia njoftoi se do të merrte për herë të parë armë të rënda, të njëjtat që Kremlini u kishte dhënë mercenarëve përpara rebelimit të tyre.

Ky vendim ka shumë të ngjarë të lidhet me dëshirën për të forcuar një fraksion besnik ndaj presidentit, që ai ta përdorë si të dojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Testamenti i kreut të Wagner nxit polemika

“Prigozhini i ri” do t’i hapë telashe Putinit…

Nga minierat tek kompanitë e ndërtimit

“Luftë” për trashëgiminë/ Çfarë la pas Prigozhin?