MENU
klinika

Analiza

Çfarë tregon historia për armëpushimet Izrael-Hamas?

23.11.2023 - 10:30

Nëse marrëveshja mes Hamas-Izrael shkon siç është rënë dakord, të dyja palët do të kenë një armëpushim për të paktën katër ditë. 

Por derisa marrëveshja të zbatohet në terren, lufta në Gaza do të vazhdojë, me shumë gjasa me një intensitet të ri.

Në luftërat e mëparshme midis Hamasit dhe Izraelit, si në 2012 dhe 2014, ditët dhe orët që çuan në një armëpushim afatshkurtër ishin disa nga më të vështirat, me të dyja palët duke shfrytëzuar sa më shumë kohën e mbetur para fillimit të armëpushimit duke goditur me intensitet njëra-tjetrën.

Deri në fund të luftës në vitin 2014, Izraeli goditi Gazën me sulme ajrore dhe raketa të gjuajtura nga anijet e pozicionuara jashtë bregut.

Fraksionet e ndryshme militante të Gazës hodhën një breshëri raketash drejt Izraelit. Të dyja palët dukej se po zbraznin ngarkesat e tyre me fuqi të jashtëzakonshme zjarri.

Këtë herë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se do të vazhdojë me luftën pas pauzës së luftimeve.

Mund të duket se një armëpushim ose pauzë në luftime do të ishte një ndihmë për Hamasin, i cili shkaktoi këtë raund të fundit të konfliktit pas sulmit të tij në Izrael, pavarësisht nga mijëra palestinezë të kapur në shkëmbim zjarri.

Por gjatë gjithë historisë së grupit, Hamasi ka qenë pragmatic, duke modifikuar si ideologjinë ashtu edhe strategjinë ushtarake për t’iu përshtatur kushteve në terren.

Gjatë viteve Hamasi ka thënë vazhdimisht se nuk do ta njohë kurrë Izraelin, por qeveria e saj në Gaza ka bërë thirrje më parë për t’i dhënë fund pushtimit ushtarak izraelit të territoreve palestineze dhe ka propozuar një armëpushim afatgjatë.

Çdo nocion i kësaj ideje u anulua gjatë sulmit të saj ndërkufitar më 7 tetor.

Edhe një armëpushim i përkohshëm do t’i japë krahut ushtarak të Hamasit kohë për t’u rigrupuar dhe përgatitur për fazën tjetër të luftës. /Sky News

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Modelja izraelite rrëfen tmerrin e masakrës në festival

“U fsheha poshtë trupit të të dashurit”

Udhëheqësi i Hezbollahut thyen heshtjen

A do të zgjerohet lufta në Lindjen e Mesme?