MENU
klinika

Vepra e famshme italiane

“Çifti i hapur” vjen për festa në Teatrin Eksperimental

25.11.2023 - 14:10

Aktorët Romir Zalla e Suela Bako të cilët janë çift në jetën reale, së shpejti do t’i prezantohen publikut me veprën e një tjetër çifti të famshëm, me komedinë “Çifti i hapur”, shkruar nga Dario Fo e Franca Rame.

Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Gostivarit, Teatri “Aleksander Moisiu” dhe Teatri i Gostivarit sjellin këtë vepër italiane e vënë në skenat e të gjithë botës.

Përveç aktorëve kryesorë, në komedi interpretojnë Ismail Omer, Elly Klincarevska Mladenovska dhe Zurijet Sulejmani. Regjisori i veprës është Sulejman Rushiti dhe premiera do të jetë mbrëmjen e 28 nëntorit, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në datat 7 dhe 8 dhjetor, do të shfaqet në Teatrin “Moisiu” të Durrësit.

Dramaturgu i njohur italian, Dario Fo, pati rrëfyer se vepra ishte tërësisht e bashkëshortes së tij, Franca Rame, por ai pati ndërhyrë vetëm në finalen e saj. “Çifti i hapur” (Coppia aperta, quasi spalancata) është vepra më e vënë në skenë, shkruar nga Fo dhe Rame, me pothuaj 700 produksione nëpër botë.

Megjithëse i shkruar në 1982, skenari mbetet aktual dhe i bën spektatorët, sidomos burrat, të reflektojnë dhe të pranojnë faktin se gjejnë vetveten tek personazhi në skenë.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse