MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e kolitit ulceroz?

14.11.2023 - 12:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shenjat e kolitit ulceroz?

Mjeku: Shenjat më të shpeshta të kolitit ulceroz janë dhimbje barku dhe diarre me përmbajtje hemorragjike. Pacientët gjithashtu mund të shfaqin:
– Anemi (prej daljeve te shpeshta me gjak)
– Lodhje (prej anemisë dhe diarresë)
– Humbje në peshë (prej daljeve te shpeshta diarreike)
– Humbje oreksi – Hemorragji rektale( gjak i pastër sikur ke prere gishtin)
– Humbje te lëngjeve dhe mikroelementeve (prej diarresë)
– elemente në lëkurë
– dhimbje të kyçeve
– Probleme në rritje dhe zhvillim (zakonisht kur sëmundja shfaqet që në fëmijëri të hershme)
Rreth gjysma e pacienteve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë gjysmat e këtyre shenjave të sipërpërmendura. Te tjerët vuajnë nga temperatura e lartë, barkqitja me përmbajtje hemorragjike, nauze dhe dhimbje të forta të barkut.

Koliti ulcerativ gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tjera si arthritis, inflamacion të syve, sëmundje të mëlçisë dhe osteoporosis. Shkencëtaret mendojnë se këto komplikacione ndodhin si rrjedhojë e inflamacionit shkaktuar nga sistemi imunitar. Disa prej problemeve zhduken kur koliti mjekohet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë janë dhe funksioni i tyre

A janë klizmat zgjidhja për kolitin ulceroz?

Çfarë thonë mjekët

A mund ta kuroni kolitin ulceroz?