MENU
klinika

Si t'i vishni

Çizmet ‘puffer’ do i shihni kudo këtë dimër: Ja 6 modele IN

10.11.2023 - 13:24

Nëse ka një arsye më shumë për gocat që të gëzojnë për ndryshimin e stinëve, le ta pranojmë se “rinovimi” i gardërobës është një prej tyre! Kjo ndodh thuajse me çdo veshje, aksesor, çantë, e ca më rrallë me çizmet ideale për dimrin.

Themi më rrallë, sepse ndodh që shumë vajza t’i besojnë një blerjeje të mirë për çizmet, që i reziston prurjeve të reja të modës. Për sa kohë këmbët janë komode dhe të ngrohta në çdo hap, ka më pak rëndësi stili apo modeli që është kryefjalë e tendencave për çdo sezon të ri dimëror.

Por, papritmas ja ku vjen një version çizmesh praktik dhe i rehatshëm për muajt e ftohtë të dimrit: çizmet puffer (të fryra).
Modele super të rehatshme që ju mbajnë gishtat e këmbës ngrohtë, mbi të gjitha me një stil praktik. Çizmet puffer mund t’i shihni kudo këtë dimër dhe mos u çudisni!

Me ngjyra të ndezura, me tegela dhe gati për një pamje të guximshme, ky model çizmeje duhet të jetë zgjedhja juaj për një super dimër të rehatshëm, mbi të gjitha të ngrohtë!

#1

Çizmet ‘puffer’ do i shihni kudo këtë dimër:

#2

Çizmet ‘puffer’ do i shihni kudo këtë dimër:

#3

Çizmet ‘puffer’ do i shihni kudo këtë dimër:

#4

Çizmet ‘puffer’ do i shihni kudo këtë dimër:

#5

Çizmet ‘puffer’ do i shihni kudo këtë dimër:

#6

Çizmet ‘puffer’ do i shihni kudo këtë dimër:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtarisht në sezonin e pulovrave

5 trendet që do mbizotërojnë stinën e vjeshtës