MENU
klinika

Berisha: Gazment Bardhi nuk duhet të përjashtohet

Debati me dyer të mbyllura në grupin e opozitës

24.11.2023 - 20:14

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në grupi i deputetëve të opozitës, e thirrur nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Gjatë takimit pa media, mësohet se Gazment Bardhi ka kërkuar që deputetët të shprehen për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë, të firmosur nga Rama dhe Meloni.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur pjesë debatit, prej ku ka zbuluar edhe se ndërkohë që Sali Berisha ka përgëzuar deputetët për aksionin në Kuvend ka dhënë porosi që të mos përjashtohet Gazment Bardhi.

Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura:

Gazment Bardhi: Propozoj dy çështje për të diskutuar në mbledhjen e sotme. E para lidhet me çështjen e marrëveshjes së emigrantëve dhe tjera për aksionin opozitar. Së pari, mendoj se bazuar në analizën e ekspertëve, propozoj që marrëveshja të dërgohet para ratifikimit në Gjykatën Kushtetuese.

Unë besoj se opozita e ka për detyrë të mbrojë interesin publik. Megjithatë jam i hapur për të dëgjuar vlerësimin e secilit koleg. Sa i takon aksionit opozitar besoj se qëndresa jonë i shërben interesit të qytetarëve dhe ajo duhet të vijojë edhe më fuqishëm.

Sali Berisha: Dua të falenderoj të gjithë deputetët e opozitës. Kemi pas shumë sukses në aksionin tonë në Parlament. Kemi arritur që lajmi të bëjë jehonë në shumë media ndërkombëtare. Për vazhdimin e aksionit, duhet të bëjmë kujdes me përjashtimet.

Bardhi nuk duhet të përjashtohet në seancën e radhës. Dua t’ju informoj për procesin tim. Gjyqtarja ka gënjyer në vetting, që nuk është shkarkuar nga unë në vitin 1996. Unë do të vazhdoj t’i bëj gjyq publik Edi Ramës për aferat dhe korrupsionin e tij dhe familjarëve të tij.