MENU
klinika

"Bashkëpunojnë me krimin"

Deklarata e fortë e Anduena Llabanit: Te “SKY ECC” dalin edhe disa gazetarë të kronikës

29.11.2023 - 22:04

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë shumë të fortë, pasi sipas saj në përgjimet e “SKY ECC” dalin dhe disa gazetarë të kronikës që bashkëpunojnë me krimin.

Ajo foli për gazetarë kronike të paguar nga krimi për të raportuar versione të caktuara të ngjarjeve.

“Kjo sindikatë nuk mund të jetë kurrsesi pa median. Gazetarët janë paguar për shërbimin që janë kryer. Ne e dimë që shërbimi ynë është të informojmë publikun, jo të ndërtojmë skema se nuk janë këta autorët, por janë të tjerët. Nuk jemi të gjithë njësoj, ka gazetarë që punojnë për një mision të caktuar, dhe gazetarë që s’kanë kufij. Në këtë listë gazetarësh, janë edhe gazetarë që trajnohen nga Ambasada Amerikane”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN