MENU
klinika

I gjendet kanabis me vete

Dëmtoi një lokal, arrestohet i riu në Elbasan

18.11.2023 - 11:58

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se i riu ka dëmuar me mjete të forta xhamat e një lokali në Elbasan për motive të dobta. Po ashtu në momentin që u arrestua, iu gjetën dhe një sasi farash kanabisi.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Dëmtoi me mjete të forta xhamat e një lokali, për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet një sasi farash kanabisi, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shushicë ishin thyer me sende të forta xhamat e një lokali, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti. Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore rezultoi se shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç. Policia, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Po ndihmonte qytetarin të ndërronte gomën e autobotit

Vdes aksidentalisht polici në Elbasan

Rezultati i Censit të popullsisë

Qarqet me më shumë dhe më pak banorë