MENU
klinika

"Rrezikon të arrestohet"

Denoncoi aferën CEZ-DIA, Kara: Sot pashë një Metë të frikësuar!

08.11.2023 - 20:03

Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA-n në SPAK i ftuar në “Studio Live” në Report TV me Arbër Hitajn i është përgjigjur Ilir Metës, i cili pasi doli nga prokuroria ku u mor në pyetje e quajti si një kallëzues të rremë.

Kara shprehet se Meta sot doli i frikësuar nga SPAK dhe me gjasë sipas tij do të përballet me akuzat zyrtare duke rrezikuar edhe arrestimin.

“Unë sot pashë një Metë, nga ai Meta që në 2021 dilte i tërbuar sot doli i frikësuar i tjetërsuar, por provoi diçka që unë paskam të drejtë. Që ai vendimi i Eres paska dalë në dëm të shtetit shqiptar… me disa pasoja në euro. E dyta, miksoi gabimisht dy tre procese. Atje tha që prapë gabimisht që pala çeke është larguar kur ka ardhur qeveria Rama në pushtet”, tha Kara.

“Duke e parë të frikësuar Meta shumë shpejt do përballet me akuzën zyrtare. Rrezikon arrestim. Jemi përgatitur për këtë ditë kemi bërë burg për veçantë për këto persona”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hoxha: Shpresoj të thirren në SPAK ministra të qeverisë së majtë

Dosja CEZ-DIA/ Lala: Nuk ka interes nga asnjë palë për zbardhjen e çështjes


Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri