MENU
klinika

Seanca maratonë nis me tensione

“Dil këtu, dil! Ç’burrëri ke?”/ Noka dhe Vokshi përplasen me Gardën

20.11.2023 - 10:52

Noka dëgjohet duke iu drejtuar Gardës që të largohen dhe të moj ‘bëjnë si cuba’.

Ndërsa Garda ka rrethuar foltore, Sali Berisha dëgjohet duke iu drejtuar këtyre të fundit që të mos i pengojnë, ose më mirë të vijnë dhe të ulen në vendin e Ulsi Manjas.

Po ashtu edhe Noka dëgjohet duke iu drejtuar Gardës që të largohet dhe të moj ‘bëjnë si cuba’.

Debati:

Noka- Ku është ky ministri i brendshëm? Se ti përgjigjesh deri sa ta hash! Po të pyes çfarë duan këta?

Berisha- Mos i fol atij se ai është thjeshtë bodigard, dil këtu, çfarë burrërie ke?

Berisha-Dil këtu më mirë, se këta janë burra më të mirë, dil të vij njëri nga ata të ulet aty

Vokshi-Pse këto do t’ju mbrojnë? Po nuk mbroheni dot nga garda

Berisha- Ja del Edi Rama duke ndjekur FB tim, struku struku atje se s’të mbrojnë dot këta ty, se je i pari që mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër.