MENU
klinika

Çfarë deklaroi dhëndri i ish-kryeministrit

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin

20.11.2023 - 17:25

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi është tyre për nesër në orën 11:00. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se në seancë ishte i pranishëm edhe dhëndri i ish-kryeministrit, i cili sqaroi në detaje procedurat e privatizimi.

Sipas avokatit gjykata mori kete vendim, pasi konsideroi se dosja ka qenë voluminoze.

Po ashtu Gjokutaj u shpreh se masat e sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nuk qëndrojnë, ndërsa të gjithë procesin e konsideroi se farse.

“Jemi që nga ora 9. Kemi paraqitur të gjitha argumentet që jo vetme masat nuk qëndrojnë, por çështja është një farse

I kemi shpjeguar gjykatës pretendimet tona, shkeljet që janë bërë në shkallë të parë. Edhe Malltezi ishte prezent në gjykim. Shpjegoi elementet nga fillimi në fund të trajtimit të pronës

Gjykata nuk dha vendim, pasi konsideroi se materiali ishte voluminoz dhe seanca u shty për nesër

Të gjitha kërkesat që kemi bërë në shkallë të parë i kemi rikërkuar në Apel për ti konstatuar dhe për ta vendosur këtë proces në shinat ligjore.

Maltezi shpjegoi procedurën e privatizimi, mënyrën e përfitimit të pronës dhe atë normalitet të asaj procedure’, tha Gjokutaj per gazetaret.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin